Xavi ankohet në referim: Na u bë padrejtësi, kërkoj sqarim - Gazeta Express
string(56) "xavi-ankohet-ne-referim-na-u-be-padrejtesi-kerkoj-sqarim"

Futboll

Gazeta Express

05/10/2022 8:42

Xavi ankohet në referim: Na u bë padrejtësi, kërkoj sqarim

Futboll

Gazeta Express

05/10/2022 8:42

Xavi Hernandez është ankuar në referim pas humbjes së mbrëmshme nga Interi në Ligën e Kampionëve.

Trajneri spanjoll e ka komentuar vendimin kontrovers të sistemit VAR kur nuk i dha penallti ekipit të tij kur Denzel Dumfries i vendësve e preku topin me dorë në zonën e rreptësisë, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, Barçës iu anulua edhe një gol përmes sistemit VAR pasi Ansu Fati e kishte prekur topin me dorë para se të realizonte Pedri.

“Gjyqtari duhet të na shpjegojë se përse i mori ato vendime, nëse ka bërë gabime. Kjo do t’i humanizonte shumë më tepër gabimet”, deklaroi fillimisht Xavi.

“Sot jam shumë i palumtur. Ndiej se kishte një padrejtësi reale”, vazhdoi trajneri katalunas.

Barça mbetet në vendin e tretë në Grupin C me 3 pikë dhe rrezikon të përfundojë në Europa League. /Gazeta Express/