Sporti i hendbollit në Maqedoninë e Veriut ka marrë një lajm të hidhur.
Sot është njoftuar se ka ndërruar jetë trajneri, Andon Boshkovski, përcjell Gazeta Express.
Vdekja e tij ka prekur edhe hendbollin në vendin tonë, pasi Boshkovski ishte trajner te KH Vushtrria.
Klubi vushtrrias ka njoftuar se 47-vjeçari vdiq më 23 shtator, të premten.
Andon Boshkovski kishte filluar punën te Vushtrria më 17 shkurt. Ai udhëhoqi skuadrën drejt titullit të kampionit në Ligën e Parë, si dhe promovimin në Superligë.
Njoftimi i plotë nga KH Vushtrria (pa ndërhyrje):
“Njoftim mortor!
Ju njoftojmë se dje me datë 23 shtator, ka ndërruar jetë trajnieri ynë Andon Boshkovski.
Trajnjeri filloj punën me 17 shkurt, dhe prej asaj periudhe ne u shpallëm kampion të ligës së parë si dhe bashkë krijuam një ekip kompetitiv për vendet e para në Superligë.
Trajnieri do të mbahet në mend përjetë në historinë e klubit, stafit si dhe lojtarëve të klubit tonë!”. /Gazeta Express/