Donny van de Beek pritet që të largohet nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar të dimrit.
Sipas “90 min”, drejtuesit e klubit anglez kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit dhe ua kanë bërë me dije se nuk do të pengojnë largimin e holandezit – transmeton Gazeta Express.
Tani, thuhet se e gjithë kjo do të varet nga dëshira e lojtarit për të ndryshuar ekip.
Opsioni më i mundshëm mund të jetë huazimi i Beek te ndonjë klub jashtë Premierligës.
Ndër klubet që shqyrtojnë mundësinë për të nënshkruar me 25-vjeçarin, janë PSV Eindhoven dhe ish-klubi i tij, Ajaxi.
Në sezonin aktual, mesfushori është paraqitur vetëm në 3 ndeshje në Premierligë, por nuk ia doli të lë gjurmë.
Donny van de Beek me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. /Gazeta Express/