Trepça bëhet gati për një tjetër organizim, atë të Superkupës Mbarëkombëtare - Gazeta Express
string(75) "trepca-behet-gati-per-nje-tjeter-organizim-ate-te-superkupes-mbarekombetare"

Basketboll

Gazeta Express

03/10/2022 15:31

Trepça bëhet gati për një tjetër organizim, atë të Superkupës Mbarëkombëtare

Basketboll

Gazeta Express

03/10/2022 15:31

Pas përfundimit me sukses të organizimit të ndeshjeve parakualifikuese të “FIBA Europe Cup”, KB Trepça do të jetë mikpritëse e një tjetër organizimi.

Palestra “Minatori” në Mitrovicë, do të jetë nikoqire e “Superkupës Mbarëkombëtare”, eveniment i cili iu besua klubit Gjelbër e Zi nga bordi i Ligës Unike dhe Federata e Basketbollit e Kosovës.

Në këtë garë marrin pjesë kampionët dhe fituesit e kupave nga Superliga e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Ndeshjet e para do të zhvillohen të mërkurën, njofton klubi mitrovicas, përcjell “Gazeta Express”.

Nga ora 16:00, Teuta ballafaqohet me Tiranën kurse në orën 19:00, Trepça e pret Golden Eagle Yllin.

Fituesit e çifteve do të luajnë në finalen e madhe të enjten me fillim nga ora 20:00.

Në organizimin paraprak të “FIBA Europe Cup” tifozeria vendëse “TORCIDA” dhe publiku mitrovicas e kaluan provimin dhe njëjtë pritet të ndodhë edhe me organizimin e garës së radhës këtë mesjavë. /Gazeta Express/