Supermodelët Candice Swanepoel, Elsa Hosk dhe Alessandra Ambrosio janë disa nga modelet që janë në ballinën e revistës “More or Less”
Një grup supermodeles ikonike kanë treguar trupat e tyre teksa kanë pozuar për revistën “More or Less”, në të brendshme për përdorim të përditshëm.
Fotosesioni i ri – i cili ktheu engjëjt e Victoria Secrets në “Engjëjt e tokës” për të sjell në trend një modë të re – ka në qendër Candice Swanepoel, Elsa Hosk dhe Alessandra Ambrosio.
Atyre i janë bashkuar në një seri të guximshme të veshjeve të tjera edhe modele të njohura si: Stella Maxwell, Sara Sampaio, Martha Hunt, Lily Aldridge, Lais Ribeiro dhe Leomie Anderson. /GazetaExpress/