Shtyhet për 15 minuta ndeshja në Ligën e Kampionëve, autobusi i Sportingut mbërriti me vonesë në stadium - Gazeta Express
string(103) "shtyhet-per-15-minuta-ndeshja-ne-ligen-e-kampioneve-autobusi-i-sportingut-mberriti-me-vonese-ne-stadium"

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 18:50

Shtyhet për 15 minuta ndeshja në Ligën e Kampionëve, autobusi i Sportingut mbërriti me vonesë në stadium

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 18:50

Fillimi i ndeshjes mes Marseille dhe Sporting Lisbonës është shtyrë për 15 minuta.

UEFA ka njoftuar se arsyeja e shtyrjes është pasi ekipi portugez ka mbërritur me vonesë, shkruan Gazeta Express.

“Ndeshja do të fillojë 15 minuta më vonë se sa ishte planifikuar për shkak të mbërritjes me vonesë të autobusit të Sportingut për shkak të trafikut”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Ndeshja ishte e paraparë që të zhvillohej nga ora 18:45.

Për të dy skuadrat do të jetë kjo ndeshja e tretë në kuadër të Grupit D. /Gazeta Express/