Salihu rrëfen momentin prekës të Vokrrit pas pranimit: Me lot në sy më tha po eci më ndryshe se tash jam anëtar i UEFA-s - Gazeta Express
string(119) "salihu-rrefen-momentin-prekes-te-vokrrit-pas-pranimit-me-lot-ne-sy-me-tha-po-eci-me-ndryshe-se-tash-jam-anetar-i-uefa-s"

Futboll

Gazeta Express

02/10/2022 22:04

Salihu rrëfen momentin prekës të Vokrrit pas pranimit: Me lot në sy më tha po eci më ndryshe se tash jam anëtar i UEFA-s

Futboll

Gazeta Express

02/10/2022 22:04

Ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu e ka kujtuar një rast mjaft emocionues me Fadil Vokrrin, në mëngjesin pas pranimit në UEFA.

Në Budapest, Kosova u pranua në shtëpinë e madhe të futbollit evropian, moment historik për vendin tonë, shkruan Gazeta Express.

Eroll Salihu, në emisionin Kendiv në Televizionin T7 ka rrëfyer një moment prekës me legjendën Fadil Vokrri.

“Në mëngjes pasi u pranuam, isha me Gianni Infantinon, kryetar i FIFA-s. Bisedonim pak, po e shoh Fadilin (Vokrrin), edhe po ece. Ia bona o Fadil Vokrri, çka po ecë ma ndryshe. Edhe për pak i shkunë lot, tha po eci, po eci ndryshe se tash jam anëtar i UEFA-s. Gianni e përqafoi. Njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë vështirësie emocionale e kemi pasë”, tregoi Salihu.

10 ditë më vonë pas asaj dite, Kosova u pranua edhe në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA. /Gazeta Express/