Sa shpesh duhet të bëni dashuri, për të përmirësuar shëndetin tuaj - Gazeta Express
string(65) "sa-shpesh-duhet-te-beni-dashuri-per-te-permiresuar-shendetin-tuaj"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

01/09/2022 18:59

Sa shpesh duhet të bëni dashuri, për të përmirësuar shëndetin tuaj

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

01/09/2022 18:59

Hulumtimet tregojnë se një jetë seksuale aktive është shumë e rëndësishme sa të vëzhgoni dietën tuaj apo të hiqni dorë alkooli apo duhani, për të përmirësuar shëndetin.

Sipas studimeve, të bësh seks një ose dy herë në javë mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve dhe problemeve të tjera.

Dhe vitin e kaluar, një studim i botuar në revistën Fertility and Sterility tregoi se aktiviteti seksual të paktën tre herë në muaj lidhej me simptoma më të buta të Covid-19.

Kjo pason një studim të vitit 2004 në revistën Psychological Reports i cili zbuloi se si seksi ndikonte në shëndet.

Studimi tregoi se marrëdhëniet seksuale një herë ose dy herë në javë rrit nivelet e imunoglobulinës A, pjesë e përgjigjes së antitrupave të sistemit imunitar që na mbron kundër infeksionit. Aktiviteti seksual mund të jetë i mirë edhe për shëndetin mendor.

Një studim zbuloi se njerëzit që kishin marrëdhënie gjatë izolimit – pavarësisht nëse jetonin me partnerin e tyre apo jo – kishin 34 për qind më pak gjasa të përjetonin depresion sesa ata që nuk e kishin. Disa ekspertë besojnë se seksi është një barometër i rëndësishëm i shëndetit të përgjithshëm sa duhet të diskutohet më gjerësisht nga mjekët me pacientët e tyre. /abcnews.al