Pas dy barazimeve radhazi, Istanbulspori është rikthyer te fitorja në Superligën e Turqisë.
Istanbulspor shënoi fitore sonte në udhëtim te Karagumruk, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit turk – shkruan Gazeta Express.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:2, teksa mysafirëve fitoren ia siguron dyshja, Eduard Rroca dhe Jetmir Topalli.
? ?????? ????? pic.twitter.com/jghKZi9GZH
— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) October 3, 2022
Mesfushori shqiptar, Rroca shënoi fillimisht në minutën e 69-të për ta barazuar rezultatin në 1:1, teksa sulmuesi nga Kosova, Topalli shënoi pas pesë minutash për përmbysje të rezultatit.
Vlen të theksohet se te goli i shënuar nga Jetmir Topalli, asistues ishte futbollisti tjetër shqiptar, Valon Ethemi.
Jetmir Topalli ?#FKGvİST | [1-2] pic.twitter.com/bv48v2ZFcN
— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) October 3, 2022
Paraprakisht për skuadrën vendase kishte shënuar Mbaye Diagne, në minutën e 37-të. Te Karagumruku për 90 minuta luajti reprezentuesi i Kosovës, Ibrahim Dresevic.
Istanbulspor pas kësaj fitore ka 8 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të, kurse Karagumruk ndodhet një pozitë më poshtë me 6 pikë. /Gazeta Express/