Protesta, Rama: Javën tjetër rrisim pagat me 7%! Pedagogët e sfidojnë: As 29% nuk e pranojmë - Gazeta Express
string(86) "protesta-rama-javen-tjeter-rrisim-pagat-me-7-pedagoget-e-sfidojne-as-29-nuk-e-pranojme"

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 12:06

Protesta, Rama: Javën tjetër rrisim pagat me 7%! Pedagogët e sfidojnë: As 29% nuk e pranojmë

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 12:06

Ndërkohë që pedagogët kanë dalë në protestë, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se javën e ardhshme qeveria do të rrisë pagat e tyre me 7%.

“Atyre që dalin në rrugë dhe kërkojnë rritje page ju them që nuk jeni mësues, as mësues gjimnazi dhe as mësues 9-vjeçareje. Nuk jeni as mjekë as infermierë. Gjithë këta, nuk jeni as punonjës policie dhe as ushtarakë. Nuk jeni as pensionistë. Të gjithë këta marrin një pagë dhe një pension fiks. Ndërkohë që pedagogët janë në hapësirë të ndërmjetme mes mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ia bën vetes rrogën edhe 5-fish. Me fondet e tjera. Janë fondet e vetëfinancimit. Janë fondet europiane dhe të universiteteve të tjera private ku shkohet dhe bëhet dhe mësim. Këtu ka një histori tjetër të pagave të deklaruara pjesërisht. Kemi paga që nuk përkojnë me të vërtetën. Por nuk është ky problem. Por këtu ka një fakt”, tha Rama.

Sipas tij “Do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën a të enjten prej 7% por do i  njohim universitetit të drejtën për të rritur pagën sipas vendimmarrjes së vet. Nuk janë të gjithë njësoj. Universiteti është autonomy. Zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme mes shtetit dhe tregut”.

Deklaratës së Ramës i cili premtoi rritje 7 % të pagave i është përgjigjur Kreu i Sindikatës Aleksandër Kovçi. Ai ka paralajmëruar kryeministrin se nëse nuk do ketë vendimmarrje nga ana e qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre, në datën 17 tetor ata do të nisin një grevë duke bojkotuar nisjen e vitit të ri akademik.

Nuk është rritje, hiq dorë nga investimet strategjike dhe kaloji fondet te pagat në Universitet”, tha ai, duke shtuar: “Ne kemi këto nuk janë të vetme probleme të Universitetit , të trajtohet këto minimalistë dhe pastaj të shohim me radhë. kryeministri vijon me teorinë  e 7%. kjo nuk është rritje. pagat e Universiteti nuk kanë pasur as indeksim,. I themi të mbledhë këto të gjitha njëherë sepse ka mbajtur dhe interesat sepse nuk ka indeksuar as inflacionin. Pra ka hapësira qeveria të shtojë 20-30 mln euro për Universiteti”, tha Kovaçi.

/Gazeta Express