Përgjigje e “sinqertë” e DJ PM, nëse do e bënte emrin e Sarës tatuazh - Gazeta Express
string(66) "pergjigje-e-sinqerte-e-dj-pm-nese-do-e-bente-emrin-e-sares-tatuazh"

Yjet

Gazeta Express

28/09/2022 22:43

Përgjigje e “sinqertë” e DJ PM, nëse do e bënte emrin e Sarës tatuazh

Yjet

Gazeta Express

28/09/2022 22:43

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit.

Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Së fundmi Dj Pm ka postuar një ‘Ask’ në Instastory për t’jupërgjigjur 10 pyetjeve më interesante që dërguara nga ndjekësit e tij.

Edhe pse shumica e tyre ishin lidhur me Sarën dhe lidhjen e tyre , në një prej tyre e kanë pyetur Dj Pm nëse do të bënte ndonjë tatuazh dedikuar Sarës dhe për këtë ka dhënë një përgjigje që askush nuk e priste.

“Të njëjtë ndodhta po, por për Sarën joo sepse po u prishëm duhet të shesë dorën për pjesë”, ka shkruar ai.