Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në mbështetje të protestës së pedagogeve të cilët janë mbledhur para Universitetit Politeknik në Tiranë ku kërkojnë rritjen e pagës. Meta pohoi se kërkesat për rritjen e pagave tërësisht legjitime dhe plotësisht të realizueshme.
“Solidaritet të plotë me protestën e pedagogëve dhe profesorëve të Shqipërisë. Kërkesat e tyre për rritjen e pagave janë tërësisht legjitime dhe plotësisht të realizueshme”, shkruan Meta.
Pedagogët kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre. Në të kundërt u shprehën se nuk do të hyjnë në auditore. Pedagogët kërkojnë që arsimi i lartë të shihet si prioritet në Shqipëri.
/Gazeta Express