Patriot Sejdiu nënshkruan kontratë afatgjate me Malmon - Gazeta Express
string(54) "patriot-sejdiu-nenshkruan-kontrate-afatgjate-me-malmon"

Sport

Gazeta Express

03/10/2022 20:09

Patriot Sejdiu nënshkruan kontratë afatgjate me Malmon

Sport

Gazeta Express

03/10/2022 20:09

Patriot Sejdiu ka nënshkruar kontratë të re me Malmon.

Klubi suedez ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë për vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin nga Kosova, shkruan Gazeta Express.

Kontrata e re e Sejdiut me Malmon është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

“Ndihem mirë. Nuk mund të prisja më shumë nga ky sezon. Kam luajtur shumë, kam shënuar gola dhe kam fituar besimin e klubit. Tani ndjehem shumë mirë që MFF tregon se duan të vazhdojnë të investojnë tek unë me një kontratë të gjatë. Ndihem i fortë te Malmo, ka vetëm një klub në Suedi për të cilin dua të luaj”, ka deklaruar 22-vjeçari për faqen zyrtare të klubit nga Suedia.

Kurse, drejtori sportiv i Malmos, Andreas Georgson, deklaroi: “Patrioti është rikthyer në një mënyrë të mirë nga një dëmtim i rëndë dhe ka treguar se mund të na ndihmojë të fitojmë ndeshjet. Me vazhdimësi në stërvitje dhe ndeshje, besojmë se do të zhvillohet edhe më shumë, ndaj është kënaqësi që së bashku kemi rënë dakord për një kontratë më të gjatë”. /Gazeta Express/