Ozil do të mungojë së paku tre muaj - Gazeta Express
string(34) "ozildo-te-mungoje-se-paku-tre-muaj"

Futboll

Gazeta Express

04/10/2022 14:53

Ozil do të mungojë së paku tre muaj

Futboll

Gazeta Express

04/10/2022 14:53

Mesut Ozil i është nënshtruar dje një intervenimi kirurgjik për t’i zgjidhur problemet me shpinën, të cilat po e mundonin qe një kohë të gjatë.

Futbollisti turk me pasaportë gjermane e ka postuar në rrjetet sociale një fotografi nga salla e operacionit, përmes së cilës i ka falënderuar të gjithë për mesazhet mbështetëse, shkruan “Gazeta Express”.

Me këtë rast, futbollisti i Basaksehirit do të mungojë së paku tre muaj dhe do t’i humbë dy ndeshjet e Ligës së Konferencës me Fiorentinën krahas ndeshjeve kampionale në Turqi.

Ozil ishte rikthyer transferuar në futbollin turk pak vite më parë duke iu bashkuar Fenerbahçes, ndërsa u largua nga klubi i madh turk për t’u bërë pjesë e Basaksehirit. /Gazeta Express/