Nis protesta e pedagogëve në Tiranë, paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor - Gazeta Express
string(77) "nis-protesta-e-pedagogeve-ne-tirane-paralajmerojne-bojkot-te-procesit-mesimor"

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 11:29

Nis protesta e pedagogëve në Tiranë, paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 11:29

Ka nisur protesta e paralajmëruar e pedagogëve të Universiteteve, përballë Universitetit Politeknik në kryeqytetet.

Pedagogët kanë theksuar se nëse nuk do të ketë një reagim atëherë do të bojkotojnë procesin mësimor. Kësaj thirrje i janë bashkuar edhe pedagogë të universiteteve të rretheve, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe ftesës së Sindikatës.

I pari që mori fjalën ishte pedagogu Aleksander Petre i Shkencave të Natyrës.

“Shkencat luajnë me numrat. Numrat i bëjmë shifra dhe shifrat flasin. Ministrja shkoi sot në Universitetin Bujqësor. Ajo tha se; kërkesa tuaja janë minimaliste. Na tha; ‘unë jam si ju, se jam pedagoge, jam si ju dhe punoj për ju. Do të realizojmë atë që keni thënë’. Por në fund tha; ‘nuk ka lekë!’. Ne i thamë faleminderit. I thamë se radhën tjetër do takohemi përballë, me kamerat dhe në prani të Ramës. S’dua të besoj as gojët e liga. Ngrita kokën se mos shikoja ndonjë nga satelitët. 50% rritje rrogë keni kërkuar. Zoti kryeministër ndoshta nuk di të lozë me numrat si në të shkencave, por mund ta bëjë 49- 1 është i mirëpritur. Ne 20 ditët pritëm , por i themi kryeministrit se në datë 17 ne nuk do të hymë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor. Ndoshta e vutë re kur vinit se podiumin e ulëm këtu poshtë, sepse këtu jemi të gjithë njësoj.”, tha ai.

Klodian Dhoska pedagog tek universitetit i Politeknikut i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të tregojë më shumë vëmendje ndaj arsimit të lartë.

“I bëj thirrje ministres së Arsimit të na shohë si partner dhe jo si armik. Kur ndodhi tërmeti ishim ne pedagogët që i dolëm në krah kryeministrit për të zgjidhur problemet. U bëmë edhe psikologë. I bëj thirrje kryeministrit ta shikojë arsimin e lartë si prioritet kombëtar”, tha gjatë fjalës së tej Klodian Dhoska.

Gjithashtu kreu i Sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama nga protesta që po mbahet para Universitetit Politeknik të Tiranës, që të reflektojë dhe të rrisë pagat.

Mes të tjerash ai pohoi se nuk presin karamele apo lëmosha.

“E mirëpresim kryeministrin për Rektoratin, por jo lëmoshë apo karamele. Me lëmoshë nuk gënjehemi. bëhet fjalë për qëndrim esencial ndaj arsimit të lartë publik. Që ti përgjigjet ekonomisë së vendit dhe kërkimit shkencor. Pa kërkim shkencor nuk ka zhvillim. Rritja 50% për dy vite, eshte e panegociueshme. Dhe per vitet e ardhmshme dy here. Nese behet kjo rritje, nuk shkojme as sa Kosova, 1200 euro.”, tha ai.

Kërkesat e pedagogëve:

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)