Neville beson se David de Gea do të largohet nga Man Unitedi në verën e ardhshme - Gazeta Express
string(80) "neville-beson-se-david-de-gea-do-te-largohet-nga-man-unitedi-ne-veren-e-ardhshme"

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 16:37

Neville beson se David de Gea do të largohet nga Man Unitedi në verën e ardhshme

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 16:37

David de Gea mund të largohet nga  Manchester Unitedi në verën e vitit të ardhshëm, sipas Gary Neville.

Pavarësisht se portieri spanjoll është i pazëvendësueshëm te skuadra angleze, ai nuk po ftohet nga Luis Enrique te Kombëtarja e Spanjës – transmeton Gazeta Express.

Neville, i cili po fliste për “Sky Sports”, beson se ditët e tij në United janë gjithashtu të numëruara.

“Unë dyshoj se karriera e tij në United do të jetë e shkurtër nën urdhrat e Ten Hag, sepse ai do të jetë i bindur në filozofinë e tij për të luajtur nga prapa, duke luajtur ato pasime të rrezikshme në mesfushë që shohim me Ederson gjatë gjithë kohës, që ne nuk i shohim më si të rrezikshme sepse po e bëjnë kaq mirë, është diçka për të cilën ai po përpiqet dhe që dëshiron të arrijë”, tha ish-futbollisti i “Djajve të Kuq”.

Kjo nuk është hera e parë që sugjerohet se David de Gea mund të mos jetë më zgjedhja për Manchester Unitedin.

Kujtojmë se kontrata e 31-vjeçarit me klubin nga “Old Trafford” skadon më 30 qershor 2023.

Në marrëveshjen mes palëve ekziston opsioni që të rinovohet kontrata edhe për një tjetër vit. /Gazeta Express/