Meri Shehu publikon parashikimin për muajin tetor, këto janë shenjat me më pak fat - Gazeta Express
string(81) "meri-shehu-publikon-parashikimin-per-muajin-tetor-keto-jane-shenjat-me-me-pak-fat"

Fun

Gazeta Express

04/10/2022 12:57

Meri Shehu publikon parashikimin për muajin tetor, këto janë shenjat me më pak fat

Fun

Gazeta Express

04/10/2022 12:57

Astrologe Meri Shehu ka publikuar renditjen e shenjave në parashikimin astrologjik për muajin tetor 2022.

Ja renditja e shenjave nga ajo me pak me fat te ajo me e favorizuara:

12 – Demi
Çlirohen në çështjet ekonomike me ikjen e Mërkurit të kundërt ndaj kjo i sjell në ujërat e tyre të sigurisë sepse do fitojnë më shumë pikë në këtë fushë. Hëna e plotë në Dash nuk i jep stabilitet në lidhje me shëndetin dhe punën. Kujdes zhgënjimet në dashuri.

11 – Gaforrja
Hëna e plotë në Dash nuk i jep stabilitet në lidhje me karrierën ndaj janë këto pozicione. Planet dhe projektet e tyre janë të mira, do ecin e përparojnë por kujdes me stabilitetin e tyre në të ardhmen.

10 – Bricjapi
Ka më shumë ecuri në lidhje me çështjet ligjore, çlirohet në kontrata e bashkëpunime, ecën dhe përparon, por kujdes sepse në një punë të dyfishtë do kenë prapaskena ose do hyjnë në një punë të dyshim të falë Neptunit dhe Marsit që kanë katërkëndëshin e vështirë.

9 – Dashi
Ka Hënën e plotë në shenjën e tyre dhe do bien shumë në sy, do marrin iniciativa, do riskojnë me energjinë, do jenë rebelë, por tashmë janë më të çliruar në lidhje me punën e shëndetin.

8 – Peshqit
Duhet të kenë kujdes me ujërat , pijet, jetën e pakontrolluar, tradhtive e pasigurive, por gjithsesi do bëjnë hap të mirë përpara për sa i përket marrëdhënieve, kontratave e bashkëpunimeve.

7 – Luani
Ekonomikisht do dalin shumë mirë dhe çlirohen përfundimisht nga disa brenga ekonomike. Do nisin të kenë një jetë sociale, do shkojnë nëpër mbrëmje, festa e evenimente të rëndësishme. Do kenë shume fat ne dashuri.

6 – Shigjetari
Do shkëlqejnë në dashuri, do kenë sharmin për të dhënë e marrë energji pozitive. Duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet në çift ku fillojnë përplasjet e mëdha, pasiguritë, madje edhe divorcet në disa raste.

5 – Virgjëresha
Do merren shumë me veten. Mërkuri i kundërt tashmë nuk është më ndaj do i jepni më shumë planeve e projekteve personale të cilat do ecin e përparojnë. Kujdes në disa bashkëpunime sepse Neptuni përballë shenjës tuaj mund të sjellë probleme në punë me shtetin.

4 – Akrepi
Projektet dhe puna e tyre do shkëlqejë, do merren shumë me jetën sociale. Do bien më në sy. Kujdes mos t’i lodhë energjia e tepërt.

3 – Peshorja
Afërdita dhe Dielli në shenjën e tyre sjell pushtet e famë. Peshorja do arrij nje sukses ne jeten personale. Një ceshtje ekonomike do marri shume drejtim pozitiv. Kujdes ne lidhjet me persona te shenjes se BINJAKEVE

2 – Binjakët
Binjakët me Marsin në shenjën e tyre mund të tradhtojnë ose tradhtohen, por do ta gjejnë rrugën e dytë të shpëtimit. Binjaket do arrijne nje sukses ne jeten sociale Nje njohje shume e rendesishme do ti ndihmoj ne momentin e duhur ne qellimet e tyre !Kontaktet me jashte vendit do intensifikohen

1- Ujori
Mbretërojnë përgjatë muajit Tetor dhe këtu dalim te energjia elektrike ku ata mund të ndikojnë. Ujori do kete fatin ne te gjitha fushat dhe energjjne e duhur per te ringjrneruar te gjitha llojet e marredhenieve qe kishin mbetur pezull ne jeten e tyre Cedhtje pune dhe kontaktesh me jashte do vijne ne qender te vemendjes ! Do kenë nje muaji shume erotik!