Manchester City raportohet se po planifikon një lëvizje për Matheus Nunes, i cili gjithashtu ka tërhequr interesimin e Liverpoolit.
Mesfushori u transferua në afatin kalimtar të kësaj vere te Wolvesi nga Sporting Lisbona. Ai me klubin anglez nënshkroi kontratë 5-vjeçare, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo, që në fillim të sezonit të parë të tij në “Molineux Stadium”, Nunes po lidhet me një largim.
Sipas “Manchester Evening News”, Man City është i interesuar për nënshkrimin e portugezit, i cili më parë mori lëvdata nga Pep Guardiola për performancën e tij me Sportin LIsbonën në një ndeshje kundër Man Cityt në Ligën e Kampionëve.
Nunes është identifikuar si një objektiv i mundshëm për “Qytetarët”, pasi klubi dëshiron të përforcojë edhe më shumë mesfushën e tyre për të ardhmen.
Sipas “Transfermarkt”, 24-vjeçari momentalisht në tregun e transferimeve vlerësohet me 45 milionë euro. /Gazeta Express/