Legjenda e futbollit kroat dhe zyrtari i UEFA-s, Boban e viziton Kosovën - Gazeta Express
string(71) "legjenda-e-futbollit-kroat-dhe-zyrtari-i-uefa-s-boban-e-viziton-kosoven"

Futboll

Gazeta Express

04/10/2022 13:12

Legjenda e futbollit kroat dhe zyrtari i UEFA-s, Boban e viziton Kosovën

Futboll

Gazeta Express

04/10/2022 13:12

Zvonimir Boban do ta vizitojë Kosovën.

Legjenda e futbollit kroat do të zbarkojë nesër në tokën dardane, me ç’rast do të ketë takime me zyrtarë shtetërorë, duke nisur nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, i cili do ta presë në MKRS, e më pas edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, Boban, i cili në Kosovë do të vijë në rolin e shefit të futbollit në UEFA, do të takohet edhe me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa do të mbajë konferencë për media në stadiumin “Fadil Vokrri” para lojës Kosovë – Itali (kualifikimet e Evropianit U-17), që do të luhet po ashtu në stadiumin e kryeqytetit.

Pa dyshim, Boban është mjaft i dashur në Kosovë për periudhën kur luante për Kroacinë dhe për Milanin, por edhe për përleshjen fizike që e kishte pasur me policët serbë në kohën e ish-Jugosllavisë. /Gazeta Express/