Bashkë me disa atletë të tjerë nga Kosova, edhe deputetja dhe shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka marrë pjesë në një maratonë që është mbajtur të dielën e kaluar në Shkup.
Deputetja ka vrapuar në gjysmë maratonë, duke zënë vendin e 104.
Mirëpo, në listën e rezultateve që ka publikuar platforma my2.raceresult.com, ndryshe nga garuesit që vinin nga shtete të tjera, për Kusari-Lilën dhe garuesit nga Kosova, nuk është shënuar fare emri i shtetit prej nga vinin, raporton Gazeta Express.
Është dhënë informacione për grupin, rezultatin, gjininë, por jo edhe për shtetin e tyre.
Në listë shihet të kenë marrë pjesë garues të ndryshëm nga bota, nga SHBA, Serbia, Gjermani, Holanda e shtete të tjera.
Linku ku gjendet edhe emri i Kusari-Lilës: https://bit.ly/3RBjcBV