Kujdes kur përdorni Alexa-n, partneri mund t’ju zbulojë tradhtinë - Gazeta Express
string(63) "kujdes-kur-perdorni-alexa-n-partneri-mund-tju-zbuloje-tradhtine"

Fun

Gazeta Express

04/10/2022 13:45

Kujdes kur përdorni Alexa-n, partneri mund t’ju zbulojë tradhtinë

Fun

Gazeta Express

04/10/2022 13:45

Jessica Lowman mbeti e tronditur kur ajo zbuloi disa regjistrime audio në aplikacionin e saj të Amazon Alexa, që zbuluan se i dashuri i saj kishte një aferë me një grua tjetër – dhe disa të tjerë me shaka thanë se Alexa e di “kodin e vajzave”, dhe se dëshirojnë që ta blejnë një për partnerët e tyre.

Ajo zbuloi se si e kishte kapur partnerin e saj të pabesë në aktin e tradhtisë fal incizimeve që ajo gjeti në altoparlantit të Amazon – në një funksion që ajo nuk e kishte idenë se ekzistonte deri sa nisi t’i bëjë disa hulumtime.

Shumë nga ne kemi altoparlantë të mençur në shtëpitë tona falë veçorive të tyre të dobishme dhe kualitative me kontroll zëri, përcjell Telegrafi.

#EndlessJourney #cheatersgettingcaught #alexa #exboyfriend #liar #cheatingboyfriend #alexacaughtyou ♬ original sound – Jessica Lowman
Përderisa asistenti zanor i Amazon, Alexa, është bërë element kryesor në shtëpitë tuaja, disa njerëz e dinë se këto pajisje të mençura regjistrojnë zërin në të gjithë shtëpinë – duke lënë prova kyçe për disa njerëz si Jessica Lowman, e cila gjeti më shumë se çka ajo kërkonte kur i kontrolloi regjistrimet e zërit, shkruan Mirror.

Anglezja vendosi që ta përdorë TikTok-un për të treguar se si mori vesh se ish-partneri i saj po takohej me një grua tjetër, teksa ajo shpërndau video nga regjistrimet e ruajtura në llogarinë e saj në Amazon Alexa, regjistrime të cilat e përfunduan lidhjen e saj.

Videoja e Jessica-s detajon një incizim ekrani të llogarisë së saj Alexa, ku mund të luhen klipe individuale të tingujve që ka marrë pajisja. Njerëzit në TikTok kanë mbetur të habitur nga gjetjet, pasi një grua misterioze dëgjohet duke bërtitur drejt altoparlantit të mençur, së bashku me ish-të dashurin e Jessica-s.

Ajo e titulloi videon me: “Pra kjo është mënyra se si e zbulova ishin tim duke me tradhtuar, nuk e dija se Alexa i ruante këto video”.