Interi e fiton derbin ndaj Barcelonës - Gazeta Express
string(37) "interi-e-fiton-derbin-ndaj-barcelones"

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 22:59

Interi e fiton derbin ndaj Barcelonës

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 22:59

Interi ka shënuar fitore kundër Barcelonës, në kryendeshjen e natës së sotme në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar në “Guiseppe Meazza” përfundoi me fitoren minimale të vendasve, 1:0, shkruan Gazeta Express.

Fati i kësaj ndeshje u vendos në fundin e pjesës së parë, kur Hakan Calhanoglu (45+1’) shënoi një gol të bukur nga distanca.

Barcelona shënoi njëherë në minutën e 67-të përmes Pedrit, por goli u anulua pas rishikimit me VAR – pasi paraprakisht me dorë kishte luajtur Ansu Fati.

Interi pas kësaj fitore ka 6 pikë dhe renditet i dyti në Grupin C, kurse Barcelona është e treta me 3 pikë. /Gazeta Express/