Ilir Latifi shënon fitore ndaj rusit Oleinik në UFC - Gazeta Express
string(51) "ilir-latifi-shenon-fitore-ndaj-rusit-oleinik-ne-ufc"

Sport

Gazeta Express

02/10/2022 13:13

Ilir Latifi shënon fitore ndaj rusit Oleinik në UFC

Sport

Gazeta Express

02/10/2022 13:13

Të shtunën mbrëma, në Las Vegas, Ilir Latifi shënoi fitore kundër Aleksei Oleinik, në kategorinë e rëndë UFC-së.

Luftëtari nga Kosova përballë rusit fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, shkruan Gazeta Express.

Përballja zgjati tre raunde, teksa në fund rezultatet e të tre gjyqtarëve ishin të njëjta – 30:27.

Për 39-vjeçarin, i cili përfaqëson shtetin e Suedisë, ishte kjo fitorja e 17-të në artet marciale, krahas tetë humbjeve e një barazimi.

Ndërkaq, 45-vjeçari Oleinik, që ka përvojë të madhe në këto gara, ka bilanc prej 60 fitoreve, 17 humbjeve dhe një barazimi.

Përballjen mes Ilir Latifit dhe Aleksei Oleinik mund ta shikoni duke klikuar KËTU. /Gazeta Express/