Një 36 vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një lumë në Itali. Bëhet fjalë për Ergys Hidën, i cili ndërroi jetë në Pordenone të Italisë.
I riu mësohet se ishte larguar nga banesa e tij dhe po flinte në makinë. Në fakt prindërit, mbrëmjen e së hënës kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij.
Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së martës, i mbytur në rrjedhën e lumit Noncello.
/Gazeta Express