Gonzalo Higuain së shpejti do t’i japë fund karrierës së tij si lojtar.
Inter Miami ka njoftuar se 34-vjeçari ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit në MLS, transmeton Gazeta Express.
Gracias Totales ??
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) October 3, 2022
The Argentine striker, Gonzalo Higuaín has announced today that he will retire and conclude his stellar career at the end of the 2022 MLS season.
Don’t miss Higuaín’s final two regular season matches at #DRVPNKStadium this week! https://t.co/KlMGxvqX5c pic.twitter.com/mg9xY7Mbp2
Deri më tani në këtë sezon, sulmuesi argjentinas ka shënuar 14 gola në 21 ndeshje të ligës dhe gjithashtu dha tre asistime.
Gjatë karrierës së tij, Hguain luajti për Real Madrid, Juventus, Milan, Napoli, Chelsea dhe River Plate. Ai fitoi tre tituj kampioni në Spanjë, tre në Itali, një titull në Ligën e Evropës, si dhe trofe të tjerë.
Ai gjithashtu ka regjistruar 75 paraqitje për Kombëtaren A të Argjentinës, teksa ka shënuar 31 gola.
Inter Miamit i kanë mbetur edhe dy ndeshje për të luajtur në kampionat – kundër Orlando City dhe Montreal Impact.
Skuadra aktualisht është në vendin e shtatë në Konferencën Lindore. /Gazeta Express/