Guardiola flet për dallimin mes Haalandit dhe Messit, argjentinasi vazhdon të jetë tjetër nivel për spanjollin - Gazeta Express
string(109) "guardiola-flet-per-dallimin-mes-haalandit-dhe-messit-argjentinasi-vazhdon-te-jete-tjeter-nivel-per-spanjollin"

Sport

Gazeta Express

03/10/2022 18:17

Guardiola flet për dallimin mes Haalandit dhe Messit, argjentinasi vazhdon të jetë tjetër nivel për spanjollin

Sport

Gazeta Express

03/10/2022 18:17

Pep Guardiola foli për dallimin në lojë mes Erling Haalandit dhe Lionel Messit.

Trajneri i Manchester Cityt iu përgjigj pyetjes nëse dy lojtarët mund të renditen njësoj, duke pasur parasysh faktin se norvegjezi shënon në çdo ndeshje – transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Guardiola tregoi se ku dallojnë këta dy futbollistë. Sipas tij, Haaland nuk është ende në një nivel me Messin.

“Dallimi është ndoshta se Erling ka nevojë për të gjithë partnerët e tij për ta bërë këtë [për të shënuar gola]. Është e pabesueshme. Messi mund ta bëjë vetë”, tha Guardiola për “beIN Sports”.

Këto komente të Guardiolas erdhen pas ndeshjes që Manchester City e fitoi kundër Manchester Unitedit me rezultatin 6:3.

Në këtë ndeshje, Haaland shkëlqeu duke shënuar “het-trik”. /Gazeta Express/