Granit Xhaka është zgjedhur lojtari më i mirë te Arsenali për muajin shtator.
Klubi londinez njoftoi këtë të hënë se mesfushori nga Kosova mori 83% të votave nga fansat, shkruan Gazeta Express.
Arsenali zhvilloi tri ndeshje gjatë muajit shtator dhe Xhaka luajti për 90 minuta në secilën prej tyre.
Reprezentuesi i Zvicrës ishte kapitën në fitoren 1:2 të “Topçinjëve” në udhëtim te Zurichi në Ligën e Evropës, para se të regjistronte pastaj një asistim në fitoren 0:3 si mysafirë te Brentfordi në Premierligë.
Xhaka ishte i plotë edhe në humbjen kundër Manchester Unitedit, që është ende humbja e vetme për Arsenalin këtë sezon.
Në garën për çmimin “Lojtari i Muajit”, Granit Xhaka mposhti Gabriel Jesusin, që u rendit i dyti me 8% të votave, dhe Bukayo Sakan, që doli i treti me 6%.
? Our September Player of the Month…
— Arsenal (@Arsenal) October 3, 2022
? With a resounding 83% of the vote
?GRANIT XHAKA?
Vlen të theksohet se 30-vjeçari e ka nisur mirë edhe muajin tetor. Ai shënoi gol në fitoren 3:1 kundër Tottenham Hotspurit, teksa u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. /Gazeta Express/