Gjykata e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Mallakstrës, Qerim Isamilin, për akuzën falsifikimit te formularëve. Sakaq Gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.
Ismaili rezulton i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë. Kjo ishte përgjigja që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer KQZ në lidhje me interesimin e saj, pas denoncimit të PD se Ismailaj ka gënjyer dhe falsifikuar formularin e dekriminalizimit duke mos e shkruar këtë dënim.
Qerim Ismailaj është dënuar në Greqi nga Gjykata e Chios me 3 vite burg në mungesë për veprën penale “Konflikti dhe përleshjes”. Kjo vepër penale në Kodin tonë Penala korrespondon me veprën “dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga ne 90/1 e cila sanksionon vetëm dënim me gjobë, vepër që nuk e prek ligji i dekriminalizimit. Prandaj ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Hetimi për Qerim Ismailin, nisi në janar të vitit 2020 pas denoncimit te Partisë Demokratike.
Në atë kohë krybashkiaku kishte hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar të pa vërteta.
“Unë punoj si kryetar, kam deklaruar formularin e dekriminalizimit. Në shtator të 2009 kam filluar punë si mësues në shkollë,” ka thënë Ismailaj.
/Gazeta Express