FSHF-ja do t’i ndajë rrugët me Rejan, ja kush pritet t’i marrë në dorë Kuqezinjtë - Gazeta Express
string(78) "fshf-ja-do-ti-ndaje-rruget-me-rejan-ja-kush-pritet-ti-marre-ne-dore-kuqezinjte"

Futboll

Gazeta Express

04/10/2022 15:20

FSHF-ja do t’i ndajë rrugët me Rejan, ja kush pritet t’i marrë në dorë Kuqezinjtë

Futboll

Gazeta Express

04/10/2022 15:20

Në Itali s’kanë dyshime. Federata Shqiptare e Futbolli nuk do të rinovojë kontratën me Edy Rejan, me këtë të fundit që tashmë nuk do të udhëtojë për në Shqipëri për ndeshjet e radhës.

Sipas “La Gazzeta”, “Tuttosport” por edhe media të tjera raportojnë se pavarësisht që FSHF reagoi dy ditë më parë duke theksuar se Reja mbetet trajneri i Shqipërisë, duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike emrin e Luigi Di Biagio-s si pasuesi i tij i mundshëm, në Itali mediat bashkohet të gjitha në një pikë, përcjell abcnews.

FSHF nuk do të rinovojë kontratën me Edy Reja-n, kontratë që i përfundon në muajin nëntor të këtij viti.

Gigi Di Biagio është mes kandidatëve kryesorë, madje mund të drejtojë Shqipërinë në miqësoren e nëntorin në “Air Albania” kundër Italisë.