E ardhmja e pasigurt e Robertos dhe Bellerinit, Xavi ka dy opsione për krahun e djathtë të mbrojtjes - Gazeta Express
string(99) "e-ardhmja-e-pasigurt-e-robertos-dhe-bellerinit-xavi-ka-dy-opsione-per-krahun-e-djathte-te-mbrojtjes"

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 22:37

E ardhmja e pasigurt e Robertos dhe Bellerinit, Xavi ka dy opsione për krahun e djathtë të mbrojtjes

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 22:37

Barcelona synon të forcojë krahun e djathtë të mbrojtjes para sezonit 2023/24.

Sipas “SPORT”, katalunasit duan të shesin Sergio Dest, i cili këtë sezon është i huazuar te Milani, dhe nuk janë ende të sigurt nëse do të vazhdojnë me Sergi Roberton e Hector Bellerinin – transmeton Gazeta Express.

Të dy futbollistët spanjollë do të mbeten lojtar të lirë në verën e vitit të ardhshëm, pasi kontratat e tyre skadojnë më 30 qershor 2023.

Kësisoj, Barcelona thuhet se është në kërkim të lojtarëve të pozitës së mbrojtësit të djathtë, që do të mund ta merrnin pa ndonjë shpenzim të madh.

Diogo Dalot (Manchester United) dhe Wilfried Singo (Torino) janë opsionet e Xavit.

Kontratat e të futbollistëve me klubet tyre respektive skadojnë më 30 qershor 2023. Por, në marrëveshjet e tyre ekzistojnë opsionet për të rinovuar kontratën edhe për një vit më shumë. /Gazeta Express/