Donjeta Sadiku mposht boksieren franceze dhe kalon në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar - Gazeta Express
string(90) "donjeta-sadiku-mposht-boksieren-franceze-dhe-kalon-ne-gjysmefinale-te-turneut-nderkombetar"

Sport

Gazeta Express

20/09/2022 19:21

Donjeta Sadiku mposht boksieren franceze dhe kalon në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar

Sport

Gazeta Express

20/09/2022 19:21

Donjeta Sadiku ka kaluar në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Balkan”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në çerekfinalen e zhvilluar këtë të hënë, boksierja kosovare mposhti francezen, Hamadouche Maiva, shkruan Gazeta Express.

Maiva është ish-kampione e Evropës, teksa ka përvojë të madhe në boksin profesionist.

Donjeta fitoi pas vendimit unanim nga gjyqtarët. Medalistja jonë botërore garon në kategorinë 60 kilogramë.

Donjeta Sadiku në gjysmëfinale do të përballet me zviceranen, Milisic Ana.

Ky meç do të zhvillohet të mërkurën. /Gazeta Express/