Donjeta Sadiku kualifikohet në finale të turneut në Bullgari - Gazeta Express
string(60) "donjeta-sadiku-kualifikohet-ne-finale-te-turneut-ne-bullgari"

Boks

Gazeta Express

21/09/2022 16:16

Donjeta Sadiku kualifikohet në finale të turneut në Bullgari

Boks

Gazeta Express

21/09/2022 16:16

Pas fitores së djeshme ndaj ish-kampiones së Evropës, francezes, Maiva Hamadouche, Donjeta Sadiku, sot triumfoi ndaj zviceranes, Ana Milisiq.

Kësisoj, Sadiku është kualifikuar në finale të turneut ndërkombëtar të boksit, Balkan, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, kategoria 60 kg, shkruan Gazeta Express.

Bursistja olimpike Paris 2024, po shfaq formë të lartë para Kampionatit Evropian, që mbahet muajin e ardhshëm në Budva të Malit të Zi.