Don Phenom me fjalë të mëdha për Taynan - Gazeta Express
string(39) "don-phenom-me-fjale-te-medha-per-taynan"

Yjet

Gazeta Express

27/09/2022 21:22

Don Phenom me fjalë të mëdha për Taynan

Yjet

Gazeta Express

27/09/2022 21:22

Don Phenom ka pasur fjalë të mëdha për reperen dhe këngëtaren Tayna, për të cilën ai ka thënë se ajo është një repere që ka lirika më të mira se shumë reper meshkuj

Pavarësisht së është thënë që Don Phenom dhe Tayna nuk kanë raporte të mira, po këto ai i ka mohuar në një intervistë të bërë kohëve të fundit.

 “Me Taynën kam marrëdhënie shumë të mirë, është nga ato repere që këndon më mirë se burrat”, tha Don Phenom për gazetaren Sueda Daci.

Sipas tij, ai ka shumë duete me femrat, pasi që kjo “është një traditë e shkodranëve” dhe së “atyre ju ecë mirë me femra. “Prandaj kemi marrëdhënie shumë të mira edhe me Ronelën, Encën, etj. Nëse unë bëj një bashkëpunim me dikë, duhet të ketë patjetër energji shumë të mirë”.

Tutje ai ka treguar se si ka hyrë në koncert të Unikkatil dhe si u bë pjesë e labelit të tyre. “Unikatil e kam njohur që moshën 14 vjeçare, u futa me ID fallco në koncertin e tij dhe që atëherë më ofruan për të qenë pjesë e tyre. Dhe ja ku jemi sot kemi një label”, tha reperi shkodran.

Kujtojmë se kënga “Columbiana” e Don Phenom dhe Tayna ka më shumë së 71 milionë klikime në youtube. /GazetaExpress/