"Do na ndihmojnë satelitët", Rama prezanton skemën për nxitjen e prodhimit vendas - Gazeta Express
string(78) "do-na-ndihmojne-satelitet-rama-prezanton-skemen-per-nxitjen-e-prodhimit-vendas"

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 12:13

“Do na ndihmojnë satelitët”, Rama prezanton skemën për nxitjen e prodhimit vendas

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 12:13

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë nga Universiteti Bujqësor i Tiranë foli për skemën kombëtare për të ardhmen e prodhimit vendas.

Kreu i qeverisë tha se me këtë program hyhet në një fazë të re. Ai u shpreh se qeveria e tij do që kjo nismë të mbetet në vazhdimësi, të jetë e përvitshme dhe të përmirësohet çdo vit.

“Të gjithë drejtuesit e strukturës sonë në territor të ndjekjes së zhvillimeve në fshat të prodhimit të fermave duhet të vijnë këtu dhe të bëjnë kurse nate. Përtej punës me studentët dhe fermerët ky universitet me financim nga kjo skemë duhet të marrë përsipër të japë kredite për ata që prezumohet se janë politikëzbatuesit e pushtetit ekzekutiv dhe ministrisë së Bujqësisë në territor”, tha Rama.

Rama foli edhe për satelitët dhe se si do ta ndihmojnë ato sektorin e bujqësisë.

“Satelitët do të na ndihmojnë për të gjitha fushat dhe do të na ndihmojnë për bujqësinë në mënyrë të veçantë dhe do të na japin të dhëna që ne përndryshe nuk i mbledhim në kohë reale dhe do të na japin mundësi që ta ndjekim rrugën e prodhimit në kohë reale”, u shpreh Rama.

Gjithashtu Rama u shpreh, se fermerët duhet të ecin me plan për të pasur rezultat dhe për arritur qëllimet.

Teksa prezantoi “Skemën Kombëtare për të ardhmen e prodhimit vendas”, Rama nënvizoi se qëllim i qeverisë është që të rrisë eksportet bujqësore.

“Është koha e sipërmarrjes në fshat. Nuk është koha e mbijetesës në fshat. Nuk është më kohë lëmoshash të shpërndara njësoj në të gjithë territorin. Është një rrugë qorre”, u shpreh kreu i qeverisë.

Sipas qeverisë, kjo skemë hap një kapitull të ri të marrëdhënieve mes universitetit dhe prodhuesve bujqësorë. Në këtë mënyrë 1800 fermerëve do t’u jepen trajnime me specialistë të teknologjisë së fundit, ku përfshihen praktikat e reja në ndihmë të punës së tyre.

/Gazeta Express