Deulofeu e rivalizon Messin - Gazeta Express
string(27) "deulofeu-e-rivalizon-messin"

Futboll

Gazeta Express

04/10/2022 13:04

Deulofeu e rivalizon Messin

Futboll

Gazeta Express

04/10/2022 13:04

Udinese po vazhdon të fitojë dhe tashmë kjo nuk është një befasi.

Dhe, lojtari më i rëndësishëm dhe vendimtar për ekipin Bardhezi është Gerard Deulofeu.

Në moshën 30 vjeçare, mesfushori ofanziv e ka gjetur një formë të jashtëzakonshme, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Milanit, në pesë ligat më të forta evropiane, e sheh veten në vendin e dytë, vetëm prapa Lionel Messit, sa u përket rasteve të krijuara për shokët e skuadrën dhe për vete.

Siç raporton “OptaJavier”, shtatë herë fituesi i Topit të Artë i ka gjeneruar plot 63 raste, 15 më shumë se ish-shoku i tij i skuadrës kur të dy luanin në Barcelonë, ndërsa në vendin e tretë gjendet bashkëlojtari aktual i Messit, Kylian Mbappe.

Pra, Deulofeu po tregon se e ka arritur kulmin e karrierës dhe se e meriton një ftesë në Kupën e Botës nga selektori Luis Enrique.

Udinese ndërkohë po e bën mrekullinë në Itali dhe meritori më i madh për këtë është lojtari në super-formë, Deulofeu. /Gazeta Express/