Brunati: Messi do të jetë lojtar i Barcelonës më 1 korrik 2023 - Gazeta Express
string(61) "brunati-messi-do-te-jete-lojtar-i-barcelones-me-1-korrik-2023"

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 17:45

Brunati: Messi do të jetë lojtar i Barcelonës më 1 korrik 2023

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 17:45

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë ende shumë e përfolur.

Derisa raportohet se Paris Saint-Germaini po përgatit kontratën e re për argjentinasin, ai është i lidhur edhe me një rikthim te Barcelona – transmeton Gazeta Express.

Më herët ishte raportuar nga mediat spanjolle se Messi do të rikthehet në “Camp Nou” pas përfundimit të sezonit aktual, për të luajtur nën urdhrat e trajnerit, Xavi.

Tani, gazetarja nga Argjentina, Veronica Brunati, ka shtuar edhe më shumë zërat për rikthimin e 35-vjeçarit te katalunasit, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”.

“1 korrik 2023, Lionel Messi do të jetë lojtar i Barçës”, ka shkruar Brunati, pa dhënë detaje tjera.

Kujtojmë se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” mund të rikthehet si lojtar i lirë te Barcelona, pasi kontrata e tij aktuale me Paris Saint-Germainin skadon më 30 qershor 2023. /Gazeta Express/