Bayerni e deklason Viktoria Plzenin dhe vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(79) "bayerni-e-deklason-viktoria-plzenin-dhe-vazhdon-me-fitore-ne-ligen-e-kampioneve"

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 20:37

Bayerni e deklason Viktoria Plzenin dhe vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 20:37

Bayern Munichi ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Grupin A të Ligës së Kampionëve.

Pas fitoreve ndaj Interit e Barcelonës, skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann mposhti edhe Viktoria Plzenin – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 5:0.

Leroy Sane (7’, 51’), Serge Gnabry (13’), Sadio Mane (21’) dhe Eric Maxim Choupo-Moting (59’) shënuan në fitoren e “Bavarezëve”.

Bayerni pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe vazhdon kryesimin në grup, teksa Viktoria Plzeni mbetet në pozitën e fundit dhe pa pikë.

Kampionët gjermanë do të takohen sërish me skuadrën çeke në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, më 12 tetor. Ndeshja do të zhvillohet në “Doosan Arena”. /Gazeta Express/