Bad News Eagles e fitojnë lojën e parë në kualifikime për Majorin e madh - Gazeta Express
string(72) "bad-news-eagles-e-fitojne-lojen-e-pare-ne-kualifikime-per-majorin-e-madh"

Bad News Eagles e fitojnë lojën e parë në kualifikime për Majorin e madh

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 12:41

Bad News Eagles e ka regjistruar fitoren e parë në kualifikimet për Majorin e CS:GO.

Ekipi nga Kosova e mposhti sot skuadrën turke, Eternal Fire me rezultat 16:14 në Malta, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Skuadra kosovare po shfaq formë stabile dhe është vetëm dy fitore larg pjesëmarrjes në Majorin e madh, që do të mbahet në Brazil, respektivisht në Rio de Janeiro.

Në turneun prestigjioz të CS:GO, që njihet edhe si Major, shpërblimet për ekipet pjesëmarrëse shkojnë deri në 1,2 milion dollarë. /Gazeta Express/