6 mënyra për të ulur rrezikun e sëmundjes së kancerit në zorrën e trashë - Gazeta Express
string(72) "6-menyra-per-te-ulur-rrezikun-e-semundjes-se-kancerit-ne-zorren-e-trashe"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

03/10/2022 19:45

6 mënyra për të ulur rrezikun e sëmundjes së kancerit në zorrën e trashë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

03/10/2022 19:45

Kanceri kolorektal ose siç njihet ndryshe kanceri i zorrës është një nga sëmundjet malinje më të zakonshme në vendet e zhvilluara dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjeve nga tumoret malinje në mbarë botën.

Shumica dërrmuese e rasteve zhvillohen në terren të lezioneve prekanceroze (polipe adenomatoze) dhe në fazat fillestare nuk shfaqen simptoma.

Megjithatë, ka mënyra për të mbrojtur veten nga kjo sëmundje e rrezikshme dhe për të mbrojtur shëndetin e zorrës së trashë.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS), hapi i parë në parandalimin e sëmundjes është egzaminimi parandalues. Depistimi u drejtohet personave të moshës 50-75 vjeç, ndërsa për ACS rekomandohet të kontrollohet popullata e përgjithshme në 45. Në fakt pritet që polip adenomatoz të gjendet në 25% të rasteve. Testi më i ndjeshëm për depistimin është kolonoskopia.

Një dietë e ekuilibruar me shumë perime, fruta dhe drithëra është gjithashtu e lidhur me një rrezik të reduktuar të kancerit të zorrës së trashë ose rektalit. Rekomandohet gjithashtu një reduktim i konsumit të mishit të kuq dhe të përpunuar, të cilët janë shoqëruar me një rrezik në rritje të kancerit të zorrës së trashë.

Roli i aktivitetit fizik në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë është i rëndësishëm. Provat tregojnë një rrezik të shtuar të kancerit kolorektal tek ata që janë më pak aktivë fizikisht.

Një hap tjetër parandalues i rrezikut është kontrolli i peshës. Njerëzit mbipeshë dhe obezë kanë një rrezik më të lartë për të vdekur nga kanceri kolorektal. Një dietë e shëndetshme dhe aktiviteti i shtuar fizik kontribuojnë në kontrollin më të mirë të peshës.

Shmangia e pirjes së duhanit është një hap tjetër i rëndësishëm në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë, pasi rreziku i sëmundjes dhe vdekjes është më i lartë për duhanpirësit.

Sipas udhëzimeve të ACS, rekomandohet edhe shmangia e alkoolit. Por për ata që këmbëngulin për të pirë, rekomandohet konsumimi i moderuar, ku meshkujt nuk i kalojnë dy pije në ditë dhe femrat një.